Miley Cyrus nuk humb kohë; kalon direkt tek martesa!

Bota e Yjeve

Miley Cyrus nuk humb kohë; kalon direkt tek martesa!

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 21:42

Miley Cyrus ka gjetur më në fund shpirtin e saj binjak. Sajti TMZ raporton se këngëtarja 22-vjeçare ka vendosur ta çojë marrëdhënien e saj me yllin e Victoria’s Secret, Stella Maxwell në një tjetër nivel. Dy vajzat kanë vendosur të organizojnë një dasëm me miqtë e afërt këtë vjeshtë, ndërkohë që burime pranë revistës Life And Style tregojnë se Miley nuk mund të ndahet për asnjë moment nga Stella, duke pranuar përpara të gjithë njerëzve të afërt se Stella është e duhura për të.

Kujtojmë se vetëm para pak muajsh, hitbërësja e “Wrecking Ball” i dha fund lidhjes së saj me Patrick Schwarzeneger, pasi dyshohej se ky i fundit e kishte tradhëtuar. Shpresojmë që të mos i ndodhë e njëjta gjë edhe me Stella-n!!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat