Eva Longoria, me bikini në Miami

Bota e Yjeve

Eva Longoria, me bikini në Miami

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 22:26

Ajo ka një trup për t’u pasur zili, prandaj Eva Longoria nuk e fshehu këtë gjë, kur të mërkurën u shfaq në Miami me bikini rozë.

40-vjeçarja iu bashkua të dashurit të saj, 46-vjeçarit Jose Baston, që është president i një media, për disa ditë pushime.

Aktorja është parë gjatë gjithë kohës pranë të dashurit, ndërsa në një pishinë ka treguar edhe aftësitë e saj në kërcim.

Pavarësisht se lidhja e tyre është duke ecur mirë, Longoria kishte thënë se nuk kanë asnjë plan për t’u martuar ose për të pasur fëmijë. “Martesa dhe fëmijët nuk janë në horizont”, ishte shprehur shkurt ajo, kur e kishin pyetur në lidhje me këtë gjë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat