Shitet në ankand 212 mijë dollarë pllakati i varrit të Marilyn Monroe

Bota e Yjeve

Shitet në ankand 212 mijë dollarë pllakati i varrit të Marilyn Monroe

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 22:50

Pllakati i varrit të Marilyn Monroe doli në ankand dhe një fans i çmendur pas divës së Hollywoodit pagoi 212 mijë dollarë për ta përvetësuar.

Ai u zëvendësua në vitet ’70, sepse ishte dëmtuar nga agjentët atmosferikë. Çmimi fillestar ishte 2-4 mijë dollarë, por askush nuk mendoi se do të kapte një shifër kaq të lartë.

Një fans misterioz pagoi shumën e lartë për të përfituar pllakën prej bronzi, e gjerë 40 cm ku shkruhen fjalët ” Marilyn Monroe 1926-1962″.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat