Brooke Vincent, në formë të shkëlqyer

Bota e Yjeve

Brooke Vincent, në formë të shkëlqyer

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 20:49

Brooke Vincent ka treguar edhe njëherë format e saj, gjatë një feste në pishinë. 23-vjeçarja kishte veshur një palë bikini ngjyrë ari, ndërsa u fotografua duke pirë me disa miq të saj.

Aktorja është duke kaluar një periudhë të ngjeshur me punë, prandaj duket se kjo konsiderohet arsyeja pse ajo nuk është në një lidhje.

Në prill, ajo u nda nga futbollisti Josh McEachranin dhe vazhdon të jetë akoma beqare. Një mik i aktores ka shpjeguar se Brooke e kishte ndjerë ndarjen dhe ishte zhgënjyer shumë nga ish i dashuri.

“Sigurisht që është mërzitur. Por, më tepër është zhgënjyer nga Josh, i cili filloi të distancohet. Ajo e ndjeu se diçka nuk ishte si më parë, prandaj erdhën deri te ndarja”, është shprehur një mik i saj, në kushte anonimati.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat