Nicole Scherzinger e dehur, ja si kujdeset për të Pajtim Kasami (Foto)

Bota e Yjeve

Nicole Scherzinger e dehur, ja si kujdeset për të Pajtim Kasami (Foto)

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 08:42

Ajo festoi 37-vjetorin ditën e hënë dhe u sigurua që ta festonte në mënyrën më të egër. Ish-pjesëtarja e grupit “Pussycat Doll” u nis me jaht për në ishullin Mikonos në Greqi, ku kaloi një fundjavë festive.

“Daily Mail” shkruan se, pas një të shtune relaksi në pishinë, ajo festoi “egërsisht” mbrëmjen e së dielës. Nikol kishte veshur një fustan të shkurtër me shkëlqim të argjendtë, gjërat u nxehën shpejt. Teksa po vallëzonte në rrugë, ajo arriti deri aty saqë ngriti fustanin dhe iu zbuluan të brendshmet ngjyrë rozë.

Shoqëruesja e saj ishte Caroline Stabury, 23 vjeç, mikeshë e Princit Andrew. Paparacët e kanë fotografuar Sherzinger duke u puthuar me 23-vjeçarin Pajtim Kasami, futbollistin shqiptar të lindur në Strugë, por që luan për kombëtaren e Zvicrës. Siç duket, diferenca e moshës nuk i ka penguar që të ndjehen mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Pas ndarjes nga piloti Lewis Hamilton, me të cilin ndau 7 vite romancë, Nikol ndoshta ka nevojë për një romancë të re.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat