Ben Affleck dhe Jennifer Garner hedhin poshtë zëra se po ndahen

Bota e Yjeve

Ben Affleck dhe Jennifer Garner hedhin poshtë zëra se po ndahen

Më: 30 maj 2015 Në ora: 08:28

Pas përhapjes së lajmit se, Ben Affleck dhe Jennifer Garner janë drejt divorcit, çifti u shfaq krah njëri-tjetrit.

Çifti u fotografuan rrugëve të Santa Monica, së bashku me dy vajzat e tyre, Violet dhe Seraphina.

Zërat për probleme në martesën e dy aktorëve të njohur, dolën pasi prej disa javësh ata nuk ishin parë bashkë.

Fotot e publikuara nga “Mirror” tregojnë se, divorci i tyre mbetet në kuadrin e thashethemeve.

Garner e Affleck janë të martuar prej vitit 2005 dhe kanë 3 fëmijë. Ata konsiderohen si një prej çifteve më të dashuruar në “Hollywood”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat