Argjentina organizon festë për fëmijën, mamaja e saj mahnit

Bota e Yjeve

Argjentina organizon festë për fëmijën, mamaja e saj mahnit

Më: 26 maj 2015 Në ora: 23:21

Argjentina Ramosaj ka organizuar një festë meqë është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Pak ditë para ardhjes në jetë të fëmijës, këngëtarja Ramosaj dhe partneri i saj, Dukagjin Fetahu, po gëzojnë çdo moment nga pritja e saj e ëmbël.

Çifti prindëror, të shoqëruar nga familjarë, miq e të afërm, kanë organizuar një festë pritjeje për foshnjën që pritet të lindë shumë shpejt.

Fotografitë e postuara në rrjete sociale kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve pasi nëna e Argjentinës, Suzana Mushkolaj, dukej për mrekulli duke u kthyer kështu në qendër të opinionit.

Suzana Mushkolaj, mamaja e Argjentinës është një artiste, e cila ka profesion fotografinë por edhe stilimin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat