Në 1-vjetorin e martesës, 10 dhuratat më bujare për Kim Kardashian

Bota e Yjeve

Në 1-vjetorin e martesës, 10 dhuratat më bujare për Kim Kardashian

Më: 25 maj 2015 Në ora: 23:13

Të dielën e 24 majit, Kim dhe Kanye kanë festuar njëvjetorin e martesës së tyre. Vendi i zgjedhur për këtë përvjetor s’mund të ishte askund tjetër veçse Parisi, kryeqyteti i dashurisë. Në restorantin e Kullës Eiffel, të cilin Kenye e kishte marrë me qira, është organizuar një mbrëmje me miqtë dhe të afërm të çiftit.

Mediat rozë kanë zbuluar se Kanye kishte kohë që merrej me organizmin e kësaj mbrëmjeje, për ta bërë bashkëshorten e tij të ndihej e veçantë. Ndërkohë, edhe restoranti ku u organizua festa, kishte njoftuar klientët se më datë 24 maj nuk do kishte shërbime, pasi ishte pronotuar për një festë private.

Qysh kur u ndezën shkëndijat e para të dashurisë së tyre, çifti ka shkëmbyer shumë dhurata, kuptohet më e privilegjuar Kim, e cila sa herë është ndier e përkëdhelur nga bashkëshorti, ka postuar në pofilet e saj gjithçka e ka bërë të lumtur nga ai.

Më poshtë, janë përzgjedhur 10 dhuratat më bujare që Kanye i ka bërë Kim-it gjatë këtij viti:

Dita e Nënës 2015

1000 trëndafila, një kuartet që luan këngët e Sam Smith dhe kamerierët që lexojnë: “Kjo është nga z. West për nënën më të mirë në botë.”

Ditëlindja e Kim-it, tetor 2014

Një udhëtim surprizë në Hawaii dhe një çantë “Birkin” e personalizuar nga e bija, North.

Dita e martesës, maj 2014

Një portret pothuajse nudo i Kim-it nga artisti i rrugës Bambi. (Thashetheme, jo e konfirmuar)

Dita e Nënës 2014

Një mur me trëndafila të bardhë, lulebore dhe bozhurë.

Shën Valentini 2014

1000 trëndafila të kuq. Filozofia e Kanye për lulet: bëje siç duhet ose mos e bëj fare.

Krishtlindje 2013

Një pikturë e porositur nga artisti George Condo në një çantë “Birkin”.

Propozimi për martesë, tetor 2013

Unazë diamanti 15 karat nga “Lorraine Schwartz”

Ditëlindja e Kim-it, tetor 2013

Një SPA luksi në shtëpi.

Dhurata e shtatzënisë, janar 2013

Byrzylykë “Cartier” me vlerë 65 000 $.

Vetëm sepse… shtator 2012

(Kjo ndoshta është më e preferuara e të gjithave), një kotele e bardhë persiane me emrin Mercy.

… plus disa foto më shumë nga Mercy, sepse ajo është kaq e ëmbël.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat