E thjeshtë dhe e ëmbël. Kjo është Jessica Alba, e cila ishte pjesë e “Jorya 2015” në Shanghai. Aktorja është paraqitur e veshur bardhezi, me një fustan poshtë gjunjëve dhe pa shumë grim.
34-vjeçarja, e cila është nënë e dy fëmijëve, aktualisht është duke shijuar disa pushime, duke lënë mënjanë projektet e saj, për t’ju përkushtuar vajzave Honor dhe Haven.
“Kur u bëra nënë, më në fund u bëra personi që jam sot, ajo që duhet të kisha qenë gjithmonë. Të kujdesesh për fëmijët është njëra nga punët më të mira në botë. Gjithashtu, është përgjegjësi e madhe dhe ndonjëherë bëhesh konfuze”, është shprehur Alba.
Ndërkohë, ditë më parë bashkëshorti i Jessica Alba-s, Cash Warren i bëri një dedikim asaj në Instagram, në përvejtorin e shtatë të martesës së tyre dhe 12-vjetorin e lidhjes. Ai kishte shkruar se është i dashuruar me bashkëshorten e tij, më shumë se kurrë.