Princesha e sapolindur arrin në Pallatin Mbretërorë!

Bota e Yjeve

Princesha e sapolindur arrin në Pallatin Mbretërorë!

Më: 3 maj 2015 Në ora: 11:05

Princesha e sapo lindur e kaloi natën e parë në Pallatin Kensington me prindërit, Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit dhe vëllanë më të madh Princin George.

Princesha u soll në shtëpi nga prindërit e saj Kate dhe William rreth orës 6:00. Atë e kishin mbështjellë me një shall të butë, ndërsa u prit me duartorkitje të shumta kurrë arriti në pallat.

Më herët, gjatë ditës atë kishte shkuar për ta vizituar vëllai i saj 21 muajsh, Princi George, i cili po ashtu ishte nën vëmendjen e kamerave dhe adhuruesve të familjes mbretërore.

Emri i Princeshës nuk është zbuluar ende, ndërsa ajo është takuar me Mbretëreshën, të afërmit si dhe prindërit e Dukeshës Kate. M.L.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat