Nuk kam nevojë për skandale

Bota e Yjeve

Nuk kam nevojë për skandale

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 20 prill 2015 Në ora: 13:53

Sa kam dëgjuar vokalin e Genës më ka bërë shumë përshtypje, gjithashtu dhe stili i këndimit që e bën është i veçantë dhe kur e kam takuar nëpër koncerte i kam thënë se ne të dy duhet të bëjmë një bashkëpunim njëherë.

Ajo është një artiste me një vokal shumë unik, por edhe hyn në listën e femrave të bukura të estradës shqiptare, megjithëse zëri i saj ka triumfuar mbi këtë të dytën, pasi dëshiron siç thotë vetë ajo të vlerësohet se si këndon e më pas për bukurinë e saj. Sapo t’ju themi se ajo është këngëtarja e superhitit “Ndarja” ju menjëherë do ta kuptoni se po flasim për artisten Mimoza Shkodra. E kujdesshme në pyetjet që ne ia drejtojmë, dhe me ëmbëlsinë e saj flet për projektin më të ri që po vjen, për këngën “Pikë në oqean” në duet me Genën si dhe ka gati një këngë të re solo. Por atë pyetjet që të gjithë do ta dinin se a është këngëtarja Mimoza Shkodra me dikën në krah apo single, ajo ka një përgjigje që mund ta zbuloni gjatë intervistës për “Bota sot” pak më poshtë.

“Bota sot”: Mimoza tani që po flasim ku gjendesh?

- Un gjendem në Zvicër, sërish tash jam kthyer.

“Bota sot”: Sapo ke realizuar këngën e re në duet me Genën, kur do të dalë klipi? Ishte ftesa nga ai apo nga ti për këtë bashkëpunim?

- Sa kam dëgjuar vokalin e Genës më ka bërë shumë përshtypje, gjithashtu dhe stili i këndimit që e bën është i veçantë dhe kur e kam takuar nëpër koncerte i kam thënë se ne të dy duhet të bëjmë një bashkëpunim njëherë. Dhe kështu përfundimisht ftesa më erdhi nga Gena, dhe jam ndjerë shumë e privilegjuar për këtë. Klipi besoj që do të dalë së shpejti.

“Bota sot”: Mimoza ju jeni një artiste që keni bërë emër pa zhurmë dhe lajme, por me punë?

- Po është e vërtetë unë nuk dua dhe nuk kam nevojë për skandale, unë punoj shumë dhe dua që të vlerësohet vetëm puna që bëj.

“Bota sot”: Asnjëherë nuk flet dhe asgjë nuk dimë për jetën private, a mund të na tregosh diçka, të paktën të dimë Mimoza a është single apo jo?

- Jeta private më takon vetëm mua dhe nuk dua as kujt t’ia servoj, por me që më pyete unë jam single.

“Bota sot”: Kur shkruajnë për ty të panë me atë artistin apo me këtë tjetrin, çfarë thua?

- Nuk më bëjnë përshtypje këto lajme të shtypit rozë, nuk merrem me to se nuk kam kohë.

“Bota sot”: Të mungon Kosova duke ditur që jetoni larg?

- Unë udhëtoj shpesh për në Kosovë sa herë që më merr malli, por natyrisht më shumë për punë.

“Bota sot”: Të intereson të dish se çfarë kënge nxori kolegu në Kosovë apo Shqipëri? E ndjek punën e çdo artisti?

- Unë jam shumë e angazhuar, por kur kam kohë të shoh TV e ajo ndodh shumë rrallë, me dëshirë i përcjell kolegët e mi.

“Bota sot”: A ka Mimoza një shok apo shoqe të ngushtë nga Estrada që i ecën shumë muhabeti me të?
- Po kam shumë kolegë, i respektoj të gjithë, por nuk më premton shumë kohë të rri me ta, vetëm kur takohemi nëpër koncerte, dasma etj.

“Bota sot”: Cila këngë mund të themi nga hitet e tua është superhiti yt?

- Superhiti im është "Ndarja"

“Bota sot”: A ka ndonjë ditë pushimi Mimoza dhe si e kalon atë?

- Unë një ditë në javë e kam pushim, dhe atë ditë mundohem të merrem me veten, të dal me shoqe në kinema, ose për darkë.

“Bota sot”: Jeni pro apo kundër operacioneve plastike?

- Nuk jam kundër nëse është e nevojshme, por jam kundër kur shikoj vajza të reja 20 vjeçare që janë më të bukura siç i ka falur Zoti dhe bëjnë operacione.

“Bota sot”: Ke një zë shumë të veçantë, dhe të vjen keq kur dikush të quan këngëtarja e bukur, e jo këngëtarja që këndon bukur?

- Unë jam më e kënaqur kur më bën dikush në fillim komplimente për këndim, dhe tani për bukurinë.

“Bota sot”: Pas duetit me Genën do të jetë ndonjë këngë solo, dhe kur mendohet të vijë?

-Po pas këtij dueti do të vij me një këngë solo që pritet të përfundojë sa më shpejt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat