E bija, dashuria e vetme e Eli Farës (Foto)

Bota e Yjeve

E bija, dashuria e vetme e Eli Farës (Foto)

Më: 16 prill 2015 Në ora: 22:51

Pas shumë vitesh divorci nga martesa e saj e vetme, e përkushtuar vetëm në rritjen e vajzës dhe karrierën e saj, Eli Fara nuk e fsheh aspak të tregojë se kush është dashuria e jetës së saj. Fotografitë që shihni bashkëngjitur e tregojnë më së miri: ajo quhet Marina, e bija e këngëtares, të cilën ajo ndryshe e quan dashuri.
Më shumë sesa një raport nënë e bijë, Eli dhe Marina ngjajnë si dy mikesha dhe kjo duket qartazi edhe në këto fotografi ku ato duken sikur luajnë mes pozash me njëra-tjetrën.
Ajo që bie në sy është se të dyja janë të bukura, dhe me një imazh tej mase të kuruar. Duket qartë se këngëtarja Eli Fara i ka trashëguar së bijës genin e bukurisë, por jo atë të këngës, sepse Marina nuk merret aspak me këtë fushë.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat