David Cameron zbulon lidhjen me Kim Kardashian

Bota e Yjeve

David Cameron zbulon lidhjen me Kim Kardashian

Më: 31 mars 2015 Në ora: 21:30

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka treguar se ka lidhje me yllin televiziv amerikan, Kim Kardashian.

Kreu i qeverisë britanike i ka habitur të gjithë me deklaratat e tij duke thënë se është kushëri i largët me bukuroshen e njohur.

Cameron ka thënë se nuk e ka të qartë se pse njerëzit janë aq të interesuar për familjen Kardashian dhe se ai nuk e ndjek shown e tyre televiziv.

Në një intervistë për revistën Heat, Cameron është pyetur nëse e shikon “Keeping Up With The Kardashians”, ndërsa përgjigja e tij ishte:

“Jo, por kam lidhje farefisnore me to. A e keni ditur se jam brez i 13-të i kushërinjve me ato?”.

Njëherësh, ai ka theksuar se do të dëshironte që të takohej me kushërirat e tij të famshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat