Dikur ajo ishte një aktore telenovelash.
Madje një prej këtyre telenovelave çmendte gratë edhe në Shqipëri.
Por tani Angelica Rivera, 45 vjeç, është Zonja e Parë e Meksikës.
Aktorja është martuar me presidentin meksikan, Enriqe Pena Nieto.
Çifti i parë meksikan vizitoi këtë fillimjave Britaninë e Madhe.
Presidenti 48- vjeçar ka nisur një vizitë treditore në Britani.
Megjithatë sytë e fotografëve ishin tek Zonja e Parë bukuroshe.
Disa media thonë se ajo është Zonja e Parë më e bukur në botë.
Për të dhe për të shoqin aktual, kjo është martesa e dytë.
Ata kanë gjashtë fëmijë.
Rivera u ka shkelur edhe syrin paparacëve, ndërsa shkëlqente duke takuar Mbretëreshën e Anglisë.