“Dy njerëz nuk mund të qëndrojnë përgjithmonë bashkë”

Bota e Yjeve

“Dy njerëz nuk mund të qëndrojnë përgjithmonë bashkë”

Më: 3 mars 2015 Në ora: 23:21

Hilary Duff është ndarë nga bashkëshorti i saj prej 5 vitesh në fund të shkurtit dhe në një intervistë për revistën ‘Cosmopolitan’, 27-vjeçarja flet për herë të parë për fundin e martesës së saj.

Këngëtarja dhe aktorja ka thënë se nuk beson më në dashurinë e përjetshme.

“Unë dhe Mike ishim shumë të dashuruar kur u njohëm dhe donim shumë të martoheshim. Mendoja se ishte vendimi i duhur. Ndoshta nuk ishte, por shumicën e kohës ne kemi qenë të lumtur me njëri-tjetrin”, tha Duff.

Ajo shtoi: “Nuk dua të dukem e trishtuar pasi nuk jam, por mendoj se nuk është e shkruar që njerëzit të qëndrojnë përgjithmonë bashkë. Ka gjëra në një marrëdhënie të gjatë që nuk mund t’i luftosh dhe nuk mund t’i parandalosh.”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat