Modelet "e vdekura" të Viktoria Bekamit

Bota e Yjeve

Modelet "e vdekura" të Viktoria Bekamit

Më: 3 mars 2015 Në ora: 22:59

Viktoria Bekam ka pësuar një ndryshim imazhi gjatë viteve të fundit, por fotografitë e koleksionit të saj të fundit i kanë habitur fansat. Mos ka shkuar pak si tepër larg Viktoria?

Në fotografitë e saj të reja të koleksionit vjeshtë/dimër 2015, një modele pozon në një dhomë të zhveshur dhe shtiret si e vdekur, ndërsa një tjetër qëndron e shtrirë, në gjendje të pavetëdijshme, në një karrige, ndërsa koka i varet pas.

Këto poza të kujtojnë lukun popullor “heroin chic”, të prezantuar në fillim të viteve ’90 nga Kate Moss. Shihet se tiparet kryesore të veshjeve përbëhen nga materiale klasike, si lëkura dhe stofi i leshit, të cilat kombinohen dhe luhet me to, në një mënyrë të tillë që të krijohen shprehje të reja dhe moderne.

Mirëpo, fotografitë që mbajnë si autor Colin Dodgson duken thuajse të frikshme, pasi bukuritë femërore të bardha kanë marrë disa poza të çuditshme, ndërsa ngjyrat dhe përmasat e dhomës janë klaustrofobike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat