Lady Gaga, një hedhje në liqenin e akullt për bamirësi (Foto)

Bota e Yjeve

Lady Gaga, një hedhje në liqenin e akullt për bamirësi (Foto)

Më: 3 mars 2015 Në ora: 18:39

Lady Gaga dhe bashkëshorti i ardhshëm i saj Taylor Kinney, kanë “thyer” akullin e liqenit në Miçigan. Çifti ka marrë pjesë në “Chicago Polar Plounge”, një manifestim bamirësie për të mbledhur fonde të destinuara për “Special Olympics”, shoqatë që kujdeset për përfshirjen sociale të personave me aftësi të kufizuar përmes sportit.

Gaga dhe aktori i “Chicago Fire”, janë hedhur në ujërat e akullta, duke qëndruar pranë njëri-tjetrit për të kaluar temperaturat e ulëta.
“Ndihemi mirë duke bërë këto gjëra për një gjest dashurie”, – ka thënë ‘pop-star’, e cila në këtë periudhë është në qiellin e shtatë për martesën e ardhshme.

Gaga u paraqit para publikut me një t-shirt me mëngë të shkurtra, pantallona të gjata të zeza, por me buzët e lyera me një të kuq zjarr. Kinney pati më shumë kurajë, duke u hedhur në ujë vetëm me pantallona të shkurtra. Rreth 4.500 persona morën pjesë në këtë ngjarje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat