Harrojeni gjoksin e Çiljetës. Tani përqëndrohuni tek këmbët

Bota e Yjeve

Harrojeni gjoksin e Çiljetës. Tani përqëndrohuni tek këmbët

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 11:41

Angazhimi i saj si nënë, nuk e ka penguar Çiljetën të shfaqet herë pas here në ndonjë festival, por këtë kohë, duket se këngëtarja po përgatitet t'i rikthehet fuqishëm tregut të showbiz. Pas fotos provokuese me Noizyn, që paraljmëronin videon e tyre të re "Gangsta Love", sex bomba e skenës, ka dashur të mbajë të karikuar publikun, duke treguar një tjetër anë sensuale të paraqitjes së saj. Edhe pse gjoksin xxl e ka mbuluar, me sa duket Çiljeta ka edhe diçka tjetër me ç'të krenohet. Ato janë këmbët, që ndoshta për shkak të takave të larta duken të gjata, por gjithësesi, të drejta e të tonifikuara nëse nuk kanë kaluar përmes filtrave të fotoshopit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat