Kim Kardashian zhvishet për të festuar 27 mln ndjekësit në Instagram

Bota e Yjeve

Kim Kardashian zhvishet për të festuar 27 mln ndjekësit në Instagram

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 18:24

Bukuroshja e njohur në të gjithë botën, më së shumti për bukurinë e saj dhe linjat perfekte, modelja Kim Kardashian, ka arritur një rekord në botën e përdoruesve të internetit.

Kimberly Kardarshian, vajza e lindur dhe rritur në Los Anxheles, Kalifornia, në adresën e saj zyrtare në “Instagram”, në hapësirën më të madhe të postimeve “Selfie”(fotove të vetëshkrepura), ka arritur të tërheqë plot 27.000 000 ndjekës.

Sigurisht që ylli 34 vjeçar nuk e ka lënë pas dore këtë rekord të arritur dhe me postimin e fotos së radhës, ajo ka bashkangjitur edhe falënderimin drejtuar plot 27 milionë njerëzve.

“Ju falënderoj shumë! Ju dua të gjithëve!” – kanë qenë fjalët falënderuese që Kim iu ka dërguar adhuruesve të saj të shumtë në numër në të gjithë botën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat