Yjet e guximshme me pirsing në gjoks (Foto, +18)

Bota e Yjeve

Yjet e guximshme me pirsing në gjoks (Foto, +18)

Më: 28 janar 2015 Në ora: 08:32

Nuk janë të shumta femrat që kanë pirsing në thimthat e tyre, ndoshta për faktin se shpimi i kësaj pjese të trupit mund të jetë i dhimbshëm dhe një përvojë e pakëndshme.

Mirëpo, në grupin e atyre ‘të guximshmeve’ bëjnë pjesë edhe disa yje skenës botërore.

Rihanna është njohur për natyrën e saj rebele dhe për faktin se vazhdimisht provokon fantazinë e fansave përmes fotografive të ndryshme dhe pjesëmarrjes nëpër evenimente. Këngëtarja deri më tani ka bërë shumë tatuazhe, ndërsa gjatë pozimit për revistën Lui, ajo vuri në dukje edhe pirsingun në thimthin e gjirit.

Motra e vogël e klanit të Kardashianëve, Kylie Jenner ka arritur që për një kohë të shkurtë të tërheqë shumë vëmendjen e mediave. Një prej veprimeve të saja ishte vendosja e pirsingut në thimth.

Modelja Pixie Geldof, vajza e tretë e të famshmit Bob Geldof, nuk ka arritur t’i shmanget trendit të shpimit të thimthave. Kjo është dëshmuar pasi paparacit e fotografuan në një plazh në Ibiza.

Modelja dhe personaliteti televiziv, Blac Chyna dhe shoqja e saj e ngushtë, Amber Rose, janë po ashtu pjesë e kësaj liste. Edhe ato nuk kanë pasur frikë që t’i shpojnë thimthat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat