Heidi Klum, në formë me Nutella!

Bota e Yjeve

Heidi Klum, në formë me Nutella!

Më: 25 janar 2015 Në ora: 08:57

Ajo është 41 vjeçe por ende një modele që reklamon të brendshmet dhe kjo falë linjave të saj.

Por, supermodelja Heidi Klum duket se ka një recetë për format e saj të mrekullueshme trupore.

Të premten ajo ka postuar në Instagram një foto ku shihet se po e shoqëron vaktin e saj me krepa te mbushur me Nutella. NJë lugë Nutella ka 100 kalori, por duket se modelja e famshme nuk i ka problem ato.

Trupi i saj mbetet i mrekullueshëm, e për këtë meritë duhet të kenë edhe genet e saj. Të paktën ajo nuk ka zgjedhur të vdesë urie, si shumë modele të tjera apo ti privojë vetes shijimin e disa ushqimeve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat