Cilat VIP-a Hollywood-ian u martuan në vitin 2014 (FOTO)

Bota e Yjeve

Cilat VIP-a Hollywood-ian u martuan në vitin 2014 (FOTO)

Më: 27 dhjetor 2014 Në ora: 13:42

Vitit 2014 do të mbahet mend edhe për martesa. George Clooney e Amal Alamuddin, Angelina Jolie e Brad Pitt, Kim Kardashian e Kaney West, Elton John e David Furnish janë vetëm disa nga yjet Hollywood-iane që para altarit thanë ‘po’
Angelina Jolie e Brad Pitt- U kurorëzuan me 23 gusht në Francë. Çifti janë në lidhje që nga viti 2005. Ndërkaq për aktorin kjo është martesa e dytë, ndërsa për Angelinën martesa e tretë.

George Clooney e Amal Alamuddin me 27 shtator i dhanë fund beqarisë, në një ceremoni të vogël në Venecia.

Kim Kardashian e Kaney West, u martuan me 24 maj, nga kjo martesë çifti kanë një vajzë. Ceremonia e dasmës së tyre u mbajt në një kështjellë në Firence. Për Kim Kardashian jo është martesa e tretë.

Elton John dhe David Furnish u kurorëzuan me 21 dhjetor. Këta kanë dy fëmijë të cilët me ndihmën e një nënë surrogate.
Sctarlet Johansson dhe Roman Duriac- i dhanë fund beqarisë me 1 tetor, ndërsa kjo është martesa e dytë për aktoren e njohur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat