Baudo i puthi të gjitha vajzat te Kënga Magjike, përveç njërës!

Bota e Yjeve

Baudo i puthi të gjitha vajzat te Kënga Magjike, përveç njërës!

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 13:31

Ishte hera e dytë që legjendari i ekranit italian, Pippo Baudo, shkel Shqipërinë. Po ndryshe nga viti 2009, kur moderatori i njohur Ardit Gjebrea e intervistoi në studion e programit të tij “E diela shqiptare”, këtë herë ai kishte mundësi të bëhej pjesë e show-t të festivalit “Kënga Magjike”, bashkë me Arditin. Dhe kjo lirshmëri që iu dha moderatorit 78-vjeçar, me sa duket i riktheu nostalgjinë e “Sanremos”, sidomos kur takoi në skenë Anna Oxën. Kngëtarja 53- vjeçare Oxa ishte e dyta që mori puthje skenike nga Pippo, pas Besa Kokëdhimës që në fillim të spektaklit, dhe Aurela Gaçes, pasi u shpall fituese e “Kënga Magjike 2014″. Më pas çdo vajzë të njohur që takonte, Pippo nuk mund ta linte pa i dhënë një puthje, përveç Eni Çobanit, e cila ishte në sallë me bashkëshortin e saj.


Baudo e Anna Oksa


Baudo, Eni Çobani dhe bashkëshorti i saj Avenir Shehu

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat