Ç'po bëjnë Kastro Zizo dhe Genta Ismaili (Fotot)

Bota e Yjeve

Ç'po bëjnë Kastro Zizo dhe Genta Ismaili (Fotot)

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 12:55

Ajo fitoi çmimin “Interpretimi më i mirë” në festivalin “Kënga Magjike”, çmim që duket se e priste, pasi kishte punuar shumë për performancën skenike të këngës “Maje”. Energjike dhe e veçantë në stilin e veshjes skenike, Genta dëshmoi dhe një herë individualitetin e saj në skenë, tashmë që është dhe anëtare jurie e spektaklit për talentet fëmijë “Gjeniu i vogël” në “Tv Klan”. Edhe pse kolegët nuk e votuan maksimalisht që ajo mund të fitonte për herë të dytë kupën e këtij festivali, Genta festoi deri në orët e para të mëngjesit të shtunës së 13 dhjetorit në një nga club-et më të populluara në Tiranë. Ajo së bashku me këngëtarët e tjerë të natës finale ishin të pranishëm në after party-n e organizuar në “Crazy Calvin”, pas mbylljes së festivalit. Paparaci ynë e ka fotografuar në shoqërinë e këngëtarit tjetër finalist të “Kënga Magjike”, Klevis Bega, i njohur si Kastro Zizo. Të dy, paksa nën efektet e alkoolit, janë parë të shkëmbejnë përqafime e puthje në prani të kolegëve të tjerë këngëtarë. Për Kastron, kjo nuk është hera e parë që fotografohet duke joshur femra në jetë nate, aq më tepër që tani është beqar. Ndërsa Genta me natyrën sportive që ka, është argëtuar në orët e vona pranë tij, pa asnjë kompleks. Edhe pse Kastro u shpreh publikisht se kishte hequr dorë nga alkooli, duket se ky vendim nuk ka zgjatur shumë, përderisa e shohim sërish me gotë alkooli në dorë. Për sa i përket jetës private të secilit, Kastro nuk ka deklaruar ndonjë lidhje serioze këto kohë, ndërsa për Gentën u fol se kishte nisur miqësi më një miliarder shqiptar, lidhje për të cilën ajo ende nuk ka folur në media.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat