Heidi Klum e zhveshur në fushatën publicitare (Foto)

Bota e Yjeve

Heidi Klum e zhveshur në fushatën publicitare (Foto)

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 13:33

Supermodelja Heidi Klum ka lënë pa fjalë me shërbimin e saj fotografik për fushatën publicitare të firmës elektronike “Sharper Image”. Në shërbimin fotografik të reklamuar në Las Vegas (SHBA), Heidi Klum është shfaqur tërësisht e zhveshur, ndërsa pjesët intime të saj i mbulon me duar dhe me këmbë.

Modelja 41 vjeçare ka reklamuar një mikrofon që përdoret në dush, ashtu sikundër e veshur me kanatiere të zezë tregon dekoltenë e saj. Një tjetër fotografi sensuale e saj, është ajo e bërë me xhinse veshur dhe gjysmë e zhveshur, ku gjinjtë i mbulon me krahët e saj. Këto fotografi të saj kanë ngjallur jo pak polemika pas publikimit të banerave në publik.

Një zëdhënës i McCarren International Airport në Clark County, Las Vegas, është shprehur se imazhet provokuese të publikuara në aeroport, cenojnë rregullat etike për shkak se shfaqet një femër e zhveshur, gjë që ndalohet në ambientet publike. Në reagimin e saj kompania “Sharper Image” përmes përgjegjësit të marketingut Dari Marder, këmbëngul se fotografitë janë shumë të bukura dhese nuk ka asgjë të papërshtatshme në to.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat