Këto janë fotot e para të Ritës në The Voice UK

Bota e Yjeve

Këto janë fotot e para të Ritës në The Voice UK

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 08:47

Janë publikuar fotot e para të këngëtares kosovare Rita Ora në suksesin e saj të radhës – të bërit pjesë e jurisë së The Voice UK.

Ora i është bashkuar këngëtarit veteran Tom Jones, Will.i.am-it si dhe frontmanit të Kaiser Chiefs, Ricky Wilson.

Në rolin e saj më parë kanë qenë Jessie J dhe Kylie Minoge. Will.i.am e ka mirëpritur ardhjen e Ritës duke thënë se ajo është “e ëmbël dhe do te jetë një pjesë e rëndësishme e ekipit të trajnerëve”.

Seria e re e The Voice UK që shfaqet në BBC 1 nis më 10 janar dhe hyrja e Ritës në ekip pritet të rrisë shikueshmërinë e emisionit në përballje me konkurrencën e X Factor nga ITV.



Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat