Katy Perry mahnit në Aria Awards 2014

Bota e Yjeve

Katy Perry mahnit në Aria Awards 2014

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 19:07

Katy Perry ka mbërritur në Aria Awards 2014 e veshur me fund treçereksh rrjetë dhe bluzë të shkurtër me pjesën e qafës të mbyllur. Kostumi i saj dizenjohej me lule, ndërkohë është kompletuar me make-up të errët dhe flokë në ngjyrë të zezë të kapura me një rreth cope të markës Prada. Këngëtarja nuk ka performuar gjatë koncertit, ndërkohë ka munguar edhe në American Music Awards gjatë fundjavës. Po në American Music Awards këngëtarja ka bërë një tjetër dalje e veshur me fustan të zi të dekoruar me rrathë të mëdhenj dhe secili prej tyre mbante një kokë personazhi historik. Për flokët ajo kishte zgjedhur një bisht të gjatë eksteishën duke iu afruar stilit Victorian. Ndërsa i jepte çmimin këngëtares Sia ajo ka thënë që është pej disa kohësh në Australi për turneun e saj “Prismatic”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat