Triumfon Bleona, renditet në vend të parë si personazhi i veshur më keq

Bota e Yjeve

Triumfon Bleona, renditet në vend të parë si personazhi i veshur më keq

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 23:11

Një rrjetë e stiluar në formën e një fustani nuk lë vend fare për imagjinatë. Një përpjekje minimale e saj ka bërë që të mbulojë vetëm pjesët intime.

Megjithëse nuk është hera e parë, që në një tapet të kuq pjesëmarrëset shkojnë të veshura në këtë formë, Bleona nuk ka lënë aspak shije të mirë.

Një kopje e shëmtuar e Rihannas, në ceremoninë “CFDA” vitin e kaluar, e kanë konsideruar mediat. Për të gjetur një kopje më të afërt duhet shkuar në vitin 1998, kur Rose McGoëan u shfaq e veshur me një rrjetë pothuasje si e Bleonës.

Ndërkohë, kritikat negative shkojnë edhe për faktin se format e saj trupore lënë për të dëshiruar, e aq më tëpër për t’u ekspozuar në këtë formë.

Bleona Qereti, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej vitesh thotë se po punon që ylli i saj të ndriçojë, ndërkohë së fundmi është bërë pjesë e një “reality show” të titulluar “Euro’s Hollywood”.

Gjithsesi, fama e saj është aq e vogël, sa që asistenti i saj duhet ta prezantojë me një pankartë në dorë, që fotografët ta dinë kujt ia kanë drejtuar objektivin. Por, nuk ka qenë vetëm Bleona, që ka lënë nam me veshjen e saj në “American Music Award”.

Gazeta britanike “Daily Mail” thotë se në atë tapet të kuq, nevojitet në mënyrë urgjente një stilist. Ndërkohë, sipas “Hollywood Life”, shoqëruese e parë e Bleonës, si e veshura më keq, është Star Jones. Podiumin e plotëson Diana Ross, e cila ndër të tjera ishte mbuluar me pupla.

E sa i përket çmimeve, Katty Perry e “One Direction” janë triumfuesit e mbrëmjes me nga tre çmime.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat