Rita rrezaton në tepihun e kuq të AMA 2014

Bota e Yjeve

Rita rrezaton në tepihun e kuq të AMA 2014

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 09:08

Rita Ora edhe një herë ka bërë zgjedhjen e duhur dhe është zgjedhur si ndër të veshurat më mirë në tapet të kuq. Këtë radhë në American Music Awards, Rita ka zgjedhur një fustan të gjatë e të verdhë nga Zac Posen dhe ka treguar se ishte zgjedhje e minutës së fundit. Këngëtarja me prejardhje nga Kosova ia ka shoqëruar fustanit elegant një çantë të dorës Swarowski, ndërsa për flokët ka treguar se i ka rregulluar në veturë pasi nuk kishte shumë kohë për t’u përgatitur.






Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat