Erisa nga Kruja,“kërcënimi” për vajzat seksi të skenës

Bota e Yjeve

Erisa nga Kruja,“kërcënimi” për vajzat seksi të skenës

Më: 26 tetor 2014 Në ora: 10:16

Erisa Ahmetaj, ndonëse një emër jo shumë i njohur në skenën muzikore, është e angazhuar në aktivitete të ndryshme. ‘’Lozonjare’’ është një nga këngët që e ka bërë të njohur për publikun. Megjithëse këtë profesion ajo e ka nisur para shumë vitesh, angazhimet në mësime nuk ia kanë mundësuar të jetë shumë aktive në skenë. Meqë tani është në përfundim të studimeve, i është rikthyer skenës për të mos e braktisur kurrë më. Këngëtarja seksi po përgatit një këngë të re, e cila do të lançohet bashkë me klip. “Këngën e kam dashur gjithnjë, në realitet jam rritur me të, mirëpo nuk kam mundur të jem shumë aktive në skenë për shkak të ndjekjes së studimeve. Tani jam pak më e lirë dhe i jam rikthyer skenës. Së shpejti publiku do të ketë një singël nga unë, që besoj se do të jetë një befasi për ta”, ka thënë ajo. Karakteristikë e Erisës është interpretimi live, ajo nuk pëlqen këndimin “playback” dhe këngët që do të këndojë në të ardhmen, thotë se do të jenë të gjitha live. Pas përfundimit të sezonit të verës, Erisa do të sjellë një album live. “Jam e frymëzuar për muzikën e mirëfilltë popullore, kështu që edhe në album do të sjell këngë të vjetra, të cilat kanë filluar të mos kultivohen kohët e fundit nga artistët dhe shpresoj se do të jetë diçka e bukur për publikun”, shton ajo. Erisa, përveç këngës, në të ardhmen pretendon të bëhet politikane, pasi studion në drejtimin Shkenca Politike. Një trup superseksi, një gjoks që të lë gojëhapur janë atributet fizike të vajzës së re, e cila sapo është bërë pjesë e grupit të punës së këngëtarit të njohur, Ardian Bujupi, duke e shoqëruar atë në të gjitha angazhimet muzikore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat