Jessica Albën jemi mësuar ta shohim gjithmonë në formë dhe “fashion”, prandaj nuk është çudi që ajo vodhi vëmendjen në Metro City Fashion Show në Korean jugore. Aktorja e “Sin City” duket shik me një fund të zi të gjatë deri mbi kyçin e këmbës dhe bluzë të shkurtër florale. Aktorja është shprehur në një intervistë se po bën përpjekje për të qëndruar në formë në mënyrë që të jetë një shembull i mirë për dy fëmijët e saj.