Rita Ora nuk vendos dot, me 4 veshje në Teen Awards

Bota e Yjeve

Rita Ora nuk vendos dot, me 4 veshje në Teen Awards

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 23:50

Rita Ora ka qenë e ftuar në Teen Awards në BBC News gjatë kësaj të diele. Rita ka treguar që mbetet ikonë e stilit tek sa ka ndërruar 4 veshje të ndryshme. Në veshjen e parë Rita ka treguar anën shik me një fustan me dizenjo lulesh dhe gurësh me V të theksuar përpara dhe shpinën të zbuluar. Më pas një kostum me pantallona të shkurtra të kuq dhe fustan të kuq me flamurin amerikan, ndërsa veshja e fundit diçka “casual” me pantallona të gjata dhe bluzë T-Shirt. Këngëtarja ka mbërritur në skenë e shoqëruar nga miku i saj Nick Grimshaw. Të tjera të pranishme ishin Ferne Cotton e veshur me kostum të bardhë. Grupi Little Mix, Ella Henderson, etj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat