Jessie J: E përqendruar tek muzika

Bota e Yjeve

Jessie J: E përqendruar tek muzika

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 21:57

Sapo ka publikuar këngën e saj më të re me titull ‘Bang Bang’ ku marrin pjesë Ariana Grande e Nicki Minaj dhe po përgatitet për nxjerrjen në treg të albumit të saj të ri ‘Sweet Talker’ (datë 13 tetor). Kjo është arsyeja që Jessie J aktualisht nuk ka kohë për jetën sentimentale.

Në një intervistë për revistën ‘Cosmopolitan’, këngëtarja 26-vjeçare thotë: “Për momentin nuk kam asgjë në vijë me dashurinë.”

Jessie J mendon se teknologjia po e dëmton shumë ndjenjën e dashurisë tek njerëzit: “Nuk ka më romancë me rrjete sociale si Instagram dhe Twitter. Mund të kesh një partner, por mund të kesh edhe të tjerë pasi mund të kontaktosh plot meshkuj ose femra brenda pak sekondave.”

Këngëtarja britanike shpalosi edhe programin që ka për jetën e saj private: “Për momentin jam e përqendruar tek muzika. Jam 26 vjeç dhe dua të bëj fëmijë pas 4 viteve. Tani, jo.”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat