Amal Alamauddin vëmendja e botës për 4 ditë, imiton Dukeshën Kate

Bota e Yjeve

Amal Alamauddin vëmendja e botës për 4 ditë, imiton Dukeshën Kate

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 18:40

Amal Alamauddin është kurorëzuar jo vetëm bashkëshortja e George Clooney gjatë kësaj fundjave, por edhe ikona e stilit që ka tërhequr vëmendjen në të gjithë botën. Redaktorët e modës kanë krahasuar stilin e Amal Alamauddin me atë të Dukeshës Kate Middletone ku shohin ngjashmëri të dukshme. Kostumi i Amal i bardhë i dizenjuar nga Stella McCartney, fustani me lule të kuqe dhe vjollcë i dizenjuar nga Giambattista Valli dhe fustani i kuq i stiluar nga Aleksandër McQueen të cilët i veshi gjatë ceremonisë martesore i ka të imituara nga Dukesha Kate. Janë gjetur ngjashmëri edhe në fustane të tjera gjatë jetës së përditshme si fustani i Lela Rose në ngjyrë të bardhë, fustan i koleksionit Dolce&Gabbana në ngjyrë të zezë, fustani i Rebecca Taylor në ngjyrë blu, fustani i Oscar de la Renta me dizenjo florale, fustani i Emilia Wickstead në ngjyrë rozë të ëmbël.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat