Rita Ora shkëlqen me të zeza në Manchester si trajnere e “The Voice UK”

Bota e Yjeve

Rita Ora shkëlqen me të zeza në Manchester si trajnere e “The Voice UK”

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 18:33

Rita Ora po bëhet gati të ulet në karrigen e trajneres në “The Voice” në Mbretërinë e bashkuar.

Në shfaqen e saj të parë si trajnere në Manchester shqiptarja Ora është shfaqur me një look tërësisht ndryshe, duke befasur me zgjedhjen e saj ‘e gjitha në të zezë”.

Përfshirja e Ritës në talent-shoun “The Voice” u bë publike javën e kaluar.

Ajo do të jetë trajnerja e tretë femër, e cila zëvendësoi këngëtaren Kylie Minogue.

“Jam shumë e entuziazmuar që jam pjesë e kësaj shfaqeje dhe dua që ekipi im të fitojë këtë sezon të Voice”, u shpreh Rita.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat