Beyonce tregon momente të shtatëzënisë live në kocert

Bota e Yjeve

Beyonce tregon momente të shtatëzënisë live në kocert

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 18:18

Është bërë trend nga vipat e showbizit të huaj që të ekspozojnë barkun e rritur gjatë shtatëzënisë. Edhe Beyonce nuk i ka rezistuar këtij trendi duke ndarë me miqtë momente nga shtatëzënia e saj ku ka pozuar nudo me barkun e rritur në krahët e bashkëshortit Jay-Z. Këngëtarja ka pozuar në ambjentet e shtëpisë me bashkëshortin ndërsa ishte shtatëzënë me vajzën e saj Ivy Blue. Momentet e shtatëzënisë së saj ishin pjesë e një klipi 6 minutësh i cili përfshinte edhe momente nga dasma e tyre dhe u transmetua gjatë koncertit live të turneut “On The Run”, ndërsa çifti këndonin hitet “Halo”, dhe “Young Forever”. Jay-Z sapo ka deklaruar gjatë turneut të tyre “On The Run” që Beyonce po pret beben e tyre të dytë, por ende nuk ka konfirmim të saktë. Çifti janë martuar në vitin 2008, ndërkohë pati zhurma se ata janë në një krizë martesore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat