Ups… edhe Kim viktimë e hakerëve!

Bota e Yjeve

Ups… edhe Kim viktimë e hakerëve!

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 15:28

Kim Kardashian, Vanessa Hudgens dhe Hope Solo, janë disa nga viktimat e reja të hakerëve, fotografitë intime të të cilave kanë përfunduar në internet.
Mëngjesin e të shtunës janë publikuar disa fotografi të reja private dhe eksplicite të yjeve të njohura, ndërsa aty ishin edhe imazhe lakuriqe të 33-vjeçares.
Publikimi i këtyre fotografive është në kuadër të fotove nudo të bukurosheve, si Jennifer Lawrence, Kate Upton, Elizabeth Winstead, Victoria Justice e McKayla Maroney, që rodhan më herët në internet.
Rasti është akoma duke u hetuar nga FBI për të gjetur personat që qëndrojnë pas tyre.
Kim ka refuzuar të komentojë vërtetësinë e këtyre fotografive, mirëpo më herët ka thënë se veprimet e tilla janë të tmerrshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat