Miss America 2015 : Fituese, është Miss New York Kira Kazantsev 22 vjeçe

Bota e Yjeve

Miss America 2015 : Fituese, është Miss New York Kira Kazantsev 22 vjeçe

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 22:48

ATLANTIC CITY NJ: Nga një garë nga më të vështirat në botë, për një juri e cila doqoftë, ajo është shumë e vështirë të zgjedhësh më të bukurën - "mbasi bukruia e tyre nuk ka fund" thonë ekspertët amerikanë të përzgjedhjes së bukurisë. Të gjitha vajzat, thonë ata që kunkurojnë për bukurinë në Misset - janë më se të bukura dhe të përgatitura për të marrë kurorën e bukurisë. Por, natyrishtë që vetëm njëra prej tyre ka për të qenë me fat!
Mbrëmë më 14 shtator në SHBA kan qenë 53 garueset e bukura të Amerikës, dhe të talentuara të cilat garuan për titullin më të lartë të bukurisë Mis Amerikës 2015, në resortin e famshëm të lojrave të fatit Atlantic City në New Jersey .
Dhe në pyetje ishte se cila prej tyre e mori në shtëpi kurorën, dhe do të "mbretërojë' për një vit!

Mbasi kishte ardhur koha për Miss Amerika 2014 Nina Davuluri, 25 vjeçe, për të kaluar kurorën një fituese të re. Dy moderatoret Lara Spencer, 45 vjeç dhe Chris Harrison, 43 vjeç, kan "përhapur" para syve të miliona shikueseve amerikan - lajmin e madh, dhe publiku ka mbajtur frymën në mënyrë kolektive, sepse vendimi përfundimtar ishte se : Miss America 2015 Fituese është Miss New York Kira Kazantsev

Miss America 2015 Fituese është Miss New York Kira Kazantsev

Në këtë mënyrë për herë të tretë radhazi, Miss New York zgjidhet Miss America. Kësaj rradhe është Kira Kazantsev, 22 vjeçare, vajza e dy prindërve, emigrantë nga Rusia, e cila aspiron të bëhet një diplomate, e cila rrëmbeu mbrëmë në Antlantic City në Boardwalk Hall titullin e kurorës Miss America 2015 . Gjatë këtij aktiviteti, ajo promovoi rritjen e ndërgjëgjesimit kundër dhunës në familje. Kazantsev, tha se ajo planifikon ti përdorë çmimin prej 50,000 dollarë, për të vazhduar studimet për drejtësi.
"Besoj se kjo është hera e parë në historinë e Miss Amerikës, që i njëjti shtet fiton këtë titull tre herë radhazi," tha ajo e emocionuar duke shtuar se :"Gjëja më e rëndësishme për fituesin është për të kujtuar si fillon "mbretërimi" i saj! "Këshilla ime më e madhe, tha ajo është për të gjitha vajzat në botë, të din se kush janë, të doni atë se kush jeni, dhe të qëndroni për të cilën ju jeni."
Media amerikane shkruan sot se ajo ishte më e rregullta në trup dhe rregullimin e flokëve ! Më e mira nga konkurrenca me rroba banje deri në raundin e fustanit të mbrëmjeve, megjithse "tensionet" ishin të larta mbasi kishm të bënim me një grup të tjera vajzash - plot sharm dhe virtualitet që nuk qendronin aspak më poshtë se vendi që zunë të dy garueset e çmimit më të lartë - Mis New York Kira Kazantsev, 23 vjeç, dhe Miss Virginia Courtney Garrett, 21 vjeç shoqëruesja e parë.

Por, kush ishte Missi me fat këtë vit? Kjo është një vajzë bijë e prindërve emigrantë nga Rusia në, New York, quhet Kira Kazantsev, e cila është kurorëzuar Miss America 2015! Mahnitëse, shkruajn revistat dhe gazetat e modës sot në SHBA, bjonde florishente dhe eksituese me të folurin e saj dhe lëvizjet në skenë , duke bërë atë që New Yorku, qyteti më kozmopolitan për të tretën herë me radhë, ka fituar konkursin Mis Amerikës. Duhet, theksuara shkruajn disa gazeta rozë se "bjondinat ruse janë më josheset" në New York.

Miss America është konkursi historikë, i cili ka filluar në vitin 1921, dhe vë në garë 53 bukuroshet nga çdo shtet i Shteteve të Bashkuara që përfaqësojnë të gjitha 50 shtetet federale - si dhe territorin e Uashingtonit, Porto Riko dhe Ishujt e Virgjinë të SHBA - kundër njëra-tjetrës për titullin e Mis Amerikës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat