VIP-at kërcejnë me njëri-tjetrin në televizion

Bota e Yjeve

VIP-at kërcejnë me njëri-tjetrin në televizion

Më: 14 shtator 2014 Në ora: 21:05

Nëse sezonin e kaluar risia ishte një garë mes kuzhinierësh të rinj dhe të paafirmuar, këtë sezon televiziv bëhuni gati tqë ndiqni një format kërcimi, por ndryshe nga sa mund të mendoni, këtë sezon personazhet publikë nuk do të kërcejnë me balerinë, por me personazhe të tjerë publikë. Në garë do të jenë shtatë çifte dhe në juri katër persona. “Shekulli” ka zbuluar edhe emrat e konkurrentëve të cilët me shumë kënaqësi ua servir. Mos u habisni kur t’ju themi se edhe personazhe që mendonit se “nuk ia kanë haberin” nga kërcimi i kanë hyrë kësaj gare.

Gent Bejko & Nora Istrefi

Të përbashkët? Asgjë. Ai është aktor, ndërsa ajo është këngëtare. E vetmja gjë që e favorizon Gentin është fakti se edhe partnerja e tij në jetë është këngëtare. Kjo mund ta bëjë të ndihet pak më mirë që në krahët e tij në pistën e vallëzimit do të ketë një njeri që e do muzikën dhe mund t’i ndjekë ritmet më mirë se ai. E megjithatë të dy artistët kanë një marrëdhënie shumë të mirë me kamerën ç’ka i ka bërë ata të jenë të dy personazhe shumë të sahur për publikun.

Leart Vasili & Zajmina Vasjari

Zajminën e njohin të gjithë. I ka munguar disi ekranit dhe spektakleve, por kjo nuk do të thotë që emri i është harruar. Ndërsa Laert Vasili është aktor, regjisor dhe përkthyes. Ka lindur në Delvinë, ka studiuar tek Akademia e Arteve në Tiranë dhe është diplomuar nga Akademia e Artit Dramatik e Teatrit Kombëtar Grek në Athinë 1997. Vetëm pak kohë më parë emri i tij u lakuar si një ndër emrat që konkurronin për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar. Edhe në këtë çift, një aktor-regjisor dhe një këngëtare.

Devis Muka & Olta Boka

Aktor dhe këngëtar? Po, ky është çifti i radhës. Të dy janë të njohur për publikun, por vetëm Olta ka mundur të na dhurojë një performancë të shkëlqyer kërcimi në edicionin e fundit të “Kënga Magjike”.

Astrit Hafizi & Ilda Bejleri

Ngjyrat kuq e zi përfaqësohen nga ish-trajneri i kombëtares, Astrit Hafizi. Kjo është një nga çiftet që të paktën i bashkon diçka, dashuria për futbollin. Partnerja e tij në këtë konkurs kërcimi do të jetë një nga figurat e ekranit të njohura për ata që e ndjekin futbollin, moderatorja bukuroshe e “Super Sport”, Ilda Bejleri.

Sabri Vejzullahu & Rozana Radi

Një tjetër çift për të cilët mund të thuash se kanë interesa të përbashkëta është ai i Rozana Radit dhe Sabri Fejzullahut. Të dy e duan muzikën dhe janë tashmë emra shumë të njohur të skenës shqiptare. Asnjë prej tyre nuk shquhet për aftësi në të kërcyer, por të dy jaë personazhe publikë që performancat e tyre i bëjnë të duken gjithnjë të reja dhe plot risi.

Erand Sojli & Mariana Kondi

Brenda të njëjtit profesion janë edhe personazhet e çiftit tjetër. Mendohet se ky do të jetë çifti më gazmor i të gjithë spektaklit. Bëhet fjalë për të madhen Mariana Kondi dhe Erand Sojli. Me siguri edhe në këtë spektakël ata të dy do të sjellin humor dhe hare, çka do ta bëjë të vështirë eliminimin e tyre nga kjo garë.

Xhensila Myrtezaj & Elgit Doda

Kjo nuk është hera e parë që ata të dy bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. “Liar” është një ndër këngët e Xhensilës në të cilën ajo vjen së bashku me Elgitin. Djali që kompozon dhe që bën reperin ka qenë një ogur i mirë për shumë këngëtare. Shpresojmë që të jetë edhe për Xhensilën.

Emri i parë i jurisë

Ju zbulojmë emrin e parë të antares së jurisë së spektaklit ajo është Valbona Selimllari. Përpara disa ditësh ikona e bukurisë shqiptare, Valbona Selimllari është parë në ambjentet e televizionit Klan, ndërkohë që burime Brenda këtij televizioni sqarojnë se ikona e bukurisë ka një mision në një nga spektaklet më të reja që pritet të prezantohet në Klan. Bëhet fjalë pikërisht për “Dance ëith me”. E nëse emrin e Bonës nuk e gjetëm tek emrat e personazheve publikë që formonin shtatë çifte, atëherë roli i saj do të jetë ai në juri. Në pamundësi për të përcjellë edhe emrat e tjerë nga juria dot ë presim që Bona e ëmbël të bëhet pak më e ashpër. Ajo vjen në një format totalisht ndryshe nga sa më parë, por kjo nuk duket e vështirë për të. Më parë, ajo arriti të tregonte se dinte të moderonte bukur edhe në reality shou si “Nga e para”.

Një tjetër bashkëpunim mes Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut

Televizioni Klan ka vendosur që të konkurrojë bindshëm formatin “Dancing With the Stars” që transmetohet prej vitesh në Vizion Plus me një format më të ri dhe në dukje edhe më entuziast. Personazhet publikë të zgjedhur nuk do të kërcejnë përballë një profesionisti, por përballë një kolegu, apo thënë ndryshe përballë një personi tjetër publik. Kjo është sfida që e bën të duket edhe më entuziast formatin e konkursit, por kjo mbetet të provohet nga producentet Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu. Vejsiu është njëëkohësisht edhe prezantuese e këtij formati.

"Dancing with the stars 5", ende pa emra

“Të dashur miq së shpejti teatri i yjeve do të pushtohet nga magjia e vallëzimit. Vijoni të na ndiqni dhe të ftoni edhe miqtë tuaj, për të mësuar dhe për t’u njohur ditë pas dite me 12 Personazhet Vip që do të garojnë në edicionin e 5-të të “Dancing with the Stars Albania”. Sfida është në prag dhe ora e emocioneve të mëdha po troket”, kjo është e reja më e fundit që vjen nga burimet e kontaktuara në Vizion Plus. Ende nuk është gati lista e konkurrentëve apo nuk duan të zbulojnë ende asgjë, kjo nuk dihet. E vetmja gjë zyrtare që tashmë dihet deri më tani janë prezantuesit e këtij edicioni. Drini Zeqo dhe Amarda Toska, që të gjithë e njohin si Ami janë prezantuesit e shpallur të këtij kompeticioni kërcimi. Ky është viti i pestë i realizimit të këtij formati dhe deri më tani ka rezultuar i ndjekur. Nën vëzhgimin e një jurie prestigjioze, me 4 anëtarë, e cila ndjek, komenton dhe gjykon perfomancat e mbrëmjes, pjesëmarrësit në garë do të përforcojnë mes tyre me 3 materiale baleti, 2 prej tyre të detyrueshëm dhe një zgjedhje personale të cilën do ta përdorin kur 2 çiftet më pak të votuara nga juria dhe publiku do të duhet të garojnë për të shmangur eliminimin. Si gjithmonë, gjykimi i jurisë do të jetë vetëm 50% e vlerësimit, gjysma tjetër i takon publikut i cili me votën e tij mund të përmbysë gjithçka. Pas këtij votimi bëhet renditja paraprake e çifteve mbi bazën e pikëve të grumbulluara, dhe hapet votimi për publikun i cili do të qëndrojë i hapur përgjatë gjithë javës deri në fund të performancës së të gjitha çifteve në mbrëmjen pasardhëse. E gjithë kjo procedurë do të mbetet e njëjta, siç mund të jenë edhe emrat e jurisë që prej vitesh janë të njëjtë. Për konkurrentët do të na duhet të presim ende emrat./shekulli/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat