Kohë të vështira për Rita Ora

Bota e Yjeve

Kohë të vështira për Rita Ora

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 18:56

Ajo nuk po kalon një periudhë të qetë në jetën e saj personale, por si një profesioniste e vërtetë në publik shfaqet gjithmonë me buzëqeshjen që i maskon gjendjen në të cilën ndodhet.

Ndarja nga Calvin Harris ishte krejt e papritur për Rita Ora-n. Mediat rozë britanike shkruajnë ende se këngëtarja me origjinë nga Kosova është ndjerë e ofenduar nga mënyra se si Calvin kishte zgjedhur të ndahej pa ia komunikuar më parë këtë vendim personalisht, por duke e njoftuar në Twitter.

Të mërkurën ajo u largua nga studio gjatë një interviste të drejtpërdrejtë televizive në Majemi kur u pyet në lidhje me Calvin Harris.

Megjithatë, Rita vazhdon karrierën e saj edhe pse jo pa vështirësi. Së fundmi 23-vjeçarja është angazhuar në Nju Jork si imazh i Adidas dhe krejt sportive doli në skenë në Grand Central Park para fansave të saj.

Javën e kaluar Rita sqaroi incidentin që ndodhi për Teen Choice Awards ku do të paraqitej me një hit të ri.

“Producenti i këngës është ai (Calvin) që zotëron të drejtat e saj dhe ai nuk e miratoi të këndohej në Teen Choice Awards”, tha ajo.

Rita dhe Calvin u ndanë në muajin qershor të këtij viti pas disa muajsh lidhje dhe për ndarjen fillimisht fajësuan “distancën” për shkak të angazhimeve profesionale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat