Rita Ora nxjerr të pasmet dhe të brendshmet duke “rrezikuar’ me veshjen

Bota e Yjeve

Rita Ora nxjerr të pasmet dhe të brendshmet duke “rrezikuar’ me veshjen

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 18:11

Rita Ora ka treguar me anë të stilit të saj se nuk ka frikë që të rrezikojë. Ditën e djeshme këngëtarja është fotografuar në një darkë në New York e veshur me koleksionin e Kokon To Zai. Këngëtarja shihet e veshur me një bluzë në numër të madh e cila ishte e qepur me rrjetë pikërish në pjesën anësore të trupit duke ekspozuar të pasmet dhe të brendshmet. Rita e plotësonte look-un e saj bjond me një palë syze me skelet të verdhë dhe atlete me ngjyra të koleksionit të saj Adidas. Ditën e djeshme në mengjes ajo ka lançuar parfumin e DKNY MYNY si imazh i saj e shoqëruar nga shoqja Dona Karan dhe vajza e kopertinës së Sports Illustrated Chrissy Teigen duke zhgënjyer me veshjen e saj.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat