Elton John pushime në San Tropez me 2 djemtë e tij

Bota e Yjeve

Elton John pushime në San Tropez me 2 djemtë e tij

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 17:36

Sir Elton John ka vendosur të shijojë pushimet me familjen përpara nisjes së turit muajin e ardhshëm. Elton John mban në duar, Elijah 19 muajsh ndërsa partneri i tij David mbante djalin tjetër Zachary, 3 vjeç.

Gjatë një interviste Elton John tha , “fëmijët e mi vijnë me ne kudo dhe ata kanë udhëtuar edhe në skajet më të largëta të botës. Zachary ka vizituar Australinë 2 herë përpara se të mbushte 1 vjeç gjithashtu ka qenë edhe në Hawai”.

“Fakti që fëmijët nuk janë ende në shkollë më lejon që t’i marr me vetë nëpër turet muzikore në të gjithë botën”, tha Elton John.

Sir Elton John ka pranuar se në momentin që fëmijët do të nisin shkollën dëshiron që ata të studiojnë dhe të kenë një jetë sa më normale si të gjithë të tjerët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat