Rihanna injoron këngëtaren e famshme braziliane

Bota e Yjeve

Rihanna injoron këngëtaren e famshme braziliane

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 16:16

Rihanna është parë në ballkonin e hotelit të saj në Brazil duke shijuar një birrë dhe në pritje të finales së madhe të Kupës së Botës.

Këngëtarja ka arritur në Rio de Janiero për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Gjermanisë dhe Argjentinës duke treguar se ajo ka një preferencë të veçantë për futbollin.

Por në aeroportin në Rio 26 vjeçarja ka bërë një veprim mospërfillës teksa një këngëtare e famshme braziliane ka tentuar të bëjë një selfie me bukuroshen nga Barbados.

Por ylli i popit Anitta ka bërë më vonë një foto me Rihannën në një eveniment të përbashkët ku ka shkruar se ajo është musa e saj.







Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat