Rita Ora tregon se sa e përsosur është me grim

Bota e Yjeve

Rita Ora tregon se sa e përsosur është me grim

Më: 19 prill 2014 Në ora: 15:34

Kuptimi i modës së saj mund të jetë pak i çuditshëm, por grimi i Rita Ora-së është gjithmonë i përsosur dhe tani ne e dimë pse. Fotografi të postuara në profilin e saj në Instagram të enjten, zbulon sekretin e dukjes së pëlqyer të ftyrës së saj – me një grimosje të madhe.

Koleksioni i gjerë i saj i kozmetikës përfshinë tetë grime bazë, produkte për të maskuar pjesët e errëta në fytyrë, hijezimet në sy dhe buzëkuqet, si dhe brushat per grim dhe veglat e tjera aplikuese.
Në fotografinë e saj në Instagram ajo shkroi: ‘Tani ky është grim #fixthismug’. Ajo përcolli grimin e saj të parakohshëm me dy fotografi të tjera – një selfie ulur në një dhomë të errët dhe një tjetër gjatë një parti, nën efektin e plotë të kozmetikës.

Syt e saj dukeshin të ndritshëm dhe të patëmetë në fotografinë e fundit, çehra e Ritës ishte si një porcelan, me vetullat e saj të zeza dhe buzë të kuqe me këmbë jashtë.
Ajo tregoi mbështetjen e saj të plotë për Team Adidas përderisa i gjithë stomaku i saj ishte pothuajse i shfaqur pasi që ajo kishte veshur një maicë të shkurtë ngjyrë vjollcë, të cilen e kombinoi me një palë xhinse Adidas.




Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat