Lima e Swanepoel zbulojnë: Victoria's Secret në Londër

Bota e Yjeve

Lima e Swanepoel zbulojnë: Victoria's Secret në Londër

Më: 16 prill 2014 Në ora: 01:38

Adriana Lima dhe Candice Swanepoel kanë zbuluar se shfaqja "catwalk" e Victoria's Secret këtë vit do të zhvillohet në Londër.

Dy "ëngjëjt" mahnitës ishin në dyqanin Bond Street të markave të veshjeve të brendshme "lingerie", mëngjesin e së martës, së bashku me drejtorin e marketingut Ed Razek, kur ato njoftuan se spektakli i 2014-s do të ndryshojë ambient, nga New York City drejt kryeqytetit anglez, më 2 Dhjetor.

Adriana u shpreh se "jemi tepër krenare të njoftojmë se do të jemi këtu, në Londër, këtë vit. Show i Victoria's Secret është më i madhi në botë sa i përket modelingut, kështu që do të jetë diçka e shkëlqyeshme që ta zhvillojmë atë në Londër. E adhuroj këtë qytet, sidomos të bëj shopping këtu!".

Jo vetëm emra si Lima e Swanepoel, por edhe modelja e momentit, Cara Delevigne, do të jetë tashmë një figurë në qendër të vëmendjes pikërisht në vendlindjen e saj, pasi ka sfiluar për Victoria's Secret në dy vitet e mëparshme.

Razek njoftoi se janë hapur 6 dyqane modelingu në Britani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat