Leo DiCaprio & Toni Garrn, puthje e plazh “topless”

Bota e Yjeve

Leo DiCaprio & Toni Garrn, puthje e plazh “topless”

Më: 15 prill 2014 Në ora: 13:37

Shpesh herë ka qenë i druajtur për lidhjet e tij, e sigurisht nuk ka folur as për marrëdhënien e tij aktuale. Megjithatë, asgjë nuk mund ta mohojë afeksionin e Leo DiCaprio-s për të dashurën e tij Toni Garrn, modele e Victoria’s Secret, teksa ata u puthën në plazh në Bora Bora, gjatë së premtes së javës së kaluar.

Leo, 39 vjeç, mbante veshur një palë të shkurtra plazhi, ndërkohë që kapte për dore të dashurën e tij Toni, 21 vjeçe, e veshur me një palë bikini të errëta.

Toni, e cila ka pozuar “topless” në disa raste gjatë karrierës së saj si modele, e përsëriti diçka të tillë duke hequr bikinit e saj, teksa përgatitej për një banjo dielli në krah të të dashurit të saj.

Më vonë, çifti u kap duke u puthur, teksa Toni e kishte “mbërthyer” me krahët e saj aktorin, në ishullin e famshëm për plazhet e tij.

Ky ishte vetëm momenti i qetë për çiftin në fjalë, të cilët shijuan një fundjavë të mbushur me muzikë e pije, në festivalin Coachella.









Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat