Kate Upton, bukuroshja modeste

Bota e Yjeve

Kate Upton, bukuroshja modeste

Më: 12 prill 2014 Në ora: 01:20

Kate Upton është duke fituar çdo ditë e më shumë zemrat e miliona njerëzve anë e mbanë botës dhe këtë në mënyrë shumë modeste.

Bukuroshja Upton përsëri është paraqitur para publikit me një stil krejtësisht të thjeshtë pa përdorur shumë makiazh apo me ndonjë veshje kontraverse.

Modelja ishte duke arritur për të filmuar një paraqitje në shoun e Jimmy Kimmel në Los Angeles gjatë ditës së enjte.

21 vjeçarja është dukur perfekte me një pal xhinse mjaft të shkurtëra duke e zbukuruar pamjen e saj edhe më shumë me buzëqeshje të ëmbël në fytyrë.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat