Megan Gale kopjon aktoren Demi Moore

Bota e Yjeve

Megan Gale kopjon aktoren Demi Moore

Më: 8 prill 2014 Në ora: 00:45

Megan Gale ka deklaruar se ishte shumë nervoze gjatë realizimit të setit fotografik nudo për revistën ‘Marie Claire’. Modelja shtatzënë australiane kopjoi pozën e Demi Moore për ‘Vanity Fair’ në vitin 1991 duke treguar barkun dhe duke mbuluar pjesët intime me duar.

38-vjeçarja shpjegoi se ishte nëna e saj ajo që e bindi për të pozuar nudo dhe vetë asaj i pëlqeu kjo gjë pasi e pa si një tribut për format e shtatzënisë.

“Mamaja ishte ajo që më shtyu për ta bërë këtë. Më tha se nuk ka asgjë të keqe, nuk do të përbëjë skandal”, tha Gale.

Kjo nuk është hera e parë që Megan Gale pozon nudo, por sërish ajo theksoi se ndihej nervoze: “Kur isha e re nuk e kisha problem, por ndryshon puna kur je 38 vjeç.”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat