Kostumi më seksi i Jennifer Lawrence

Bota e Yjeve

Kostumi më seksi i Jennifer Lawrence

Më: 6 prill 2014 Në ora: 23:19

Jennifer Lawrence ka treguar format e saj trupore në posterat e rinj të filmit ‘X-Men: Days Of Future Past’ dhe e bukura është se aktorja fituese e çmimit Oscar interpreton një superheroinë që ndryshe nga të tjerët, nuk vesh fare kostum.

Në posterat e publikuar nga studiot 20th Century Fox dhe Marvel, 23-vjeçarja është e mbuluar vetëm me bojë blu pasi e tillë është pamja e personazhit që ajo interpreton, mutantes Mystique.

Këtë personazh, Jennifer Lawrence e ka interpretuar më parë edhe në filmin ‘X-Men: First Class’.

Mystique është interpretuar nga aktorja Rebecca Romijn në tre filmat e parë të sagës X-Men, sagë që ka nisur në vitin 2000.

Në filmin e ri që do të shfaqet në maj të këtij viti, Wolverine (i interpretuar nga Hugh Jackman) dërgohet në të shkuarën në një përpjekje të dëshpëruar për të ndryshuar historinë në mënyrë që të shmanget fundi i përbashkët i njerëzve dhe mutantëve.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat