Video porno që po kërcënon Selena Gomez

Bota e Yjeve

Video porno që po kërcënon Selena Gomez

Më: 5 prill 2014 Në ora: 16:49

Është tepër ineresante të mendosh sesi një video me skena seksi mund të ndihmojë karierën e disa personave ndërsa mund të bëjë totalisht të kundërtën për disa të tjerë. Këtu bëhet fjalë për personazhe që ia kanë dalë të kenë një karrierë dhe shfaqja e një video të tillë mund ta shkatërronte atë.

Sipas numrit më të fundit të revistës OK!, Selena Gomez dhe Justin Bieber kanë realizuar një video porno sëbashku, gjë që nuk është aspak shokuese duke menduar se për kë po flasim. Megjithatë, sipas revistës e cila citon miq të afërt të Gomez, ata shprehen të shqetësuar nëse një video e tillë do të bëhej publike pasi sipas tyre Hollyëood ka standarde të dyfishta kur vjen puna tek aktoret që luajnë në video pornografike.

Ndonëse mbetet ende për tu konfirmuar nëse këto pamje me pullë të kuqe, që sipas revistës janë më shumë se një janë reale apo jo? Ajo çka mund të themi është se Selena Gomez është një aktore e cila preferohet ende shumë nga adoleshentët, ndaj pamje të tilla mund realisht të cënojnë karrierën e saj artistike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat